‘’Rama po përpiqet të tërheqë njerëzit në dellin e patriotizmit’’, Kikia: Meloni po e bën kampin në Shëngjin sepse po bën korrupsion

Shqipëria

‘’Rama po përpiqet të tërheqë njerëzit në dellin e patriotizmit’’, Kikia: Meloni po e bën kampin në Shëngjin sepse po bën korrupsion

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 22:43
Analisti Mentor Kikia

Analisti Mentor Kikia në studion e emisionit “Open” në News 24 tha se Kryeministri Edi Rama po përpiqet ta fshehë inatin që ka lidhur me publikimin e atij reportazhi.

Një reportazh me të vërteta, ose gjysëm të vërteta.

Rama tashmë po kundërshton sepse ai e di që me këto deklarata ai mund të nxisë, po po mund të nxisë dhe po përpiqet të tërheqë njerëz në atë dellin e patriotizmit.

Njerëzit  e dëgjojnë dhe thonë ‘’ore përse na nxorën kështu ne këta italianët’’, ‘’përse na trajtojnë kështu’’ etj.

Mendoj që në një shoqëri si e jona e cila është me nivel të ulët të kulturës politike mund të prodhojë efekt.

Unë në fakt e shoh edhe nga monitorimi në rrjetet sociale, tha Kikia.

Me këtë qëndrim Rama tërheq vëmendje dhe bën që njerëzit të reagojnë, teksa Meloni po sjell refuugjatët sepse po bën korrupsion, tha Kikia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat