I vihet flaka biznesit të makinave me qira në Kamëz

Shqipëria

I vihet flaka biznesit të makinave me qira në Kamëz

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 07:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Biznesit të makinave me qira Auto Hoxha të një biznesmeni në Kamëz i është vënë flaka. Ka qenë vetë ky i fundit i cili ka siguruar pamjet për JOQ duke deklaruar se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Policia e ka siguruar pamjet kur autori i ka vënë flakën 6 automjeteve të parkuara që jepeshin me qira.

Dëmi konsiderohet i madh teksa në listën e mjeteve të shkrumbuara bëjnë pjesë: Golf 6, Golf 5, Audi A6, dy KIA dhe një Mercedes S-Class.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Zjarrvënia ka ndodhur rreth orës 05:07 të mëngjesit të sotëm teksa flakët e zjarrit janë përhapur në zonë dhe është kërkuar ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat