Artan Hoxha e zbulon emrin: Ky është gangsteri i parë shqiptar

Shqipëria

Artan Hoxha e zbulon emrin: Ky është gangsteri i parë shqiptar

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 11:56
Artan Hoxha

Sipas gazetarit Artan Hoxha, ‘gangsteri’ i parë shqiptar është Esat Valbona nga Tropoja. 

Hoxha tha në “Opinion” në TV Klan se ai ishte një personazh tejet i fuqishëm dhe se ishte nevojitur një kohë e gjatë për ta prangosur.

Nuk është sqaruar ajo vrasje, por besoj se është vrarë me një snajper sportiv në Shkodër”, tha ai.

“Shumë vite më parë?”, pyeti Blendi Fevzliu.

“Është vrarë pas Shkëlqim Cafit. Esat Valbona është ai njeriu që ka qenë në target kur është qëlluar një person që kishte veshur pallton e Azem Hajdarit. Është arrestuar para viteve ’90, njeri me shumë lidhje, shumë i fuqishëm”, tha Hoxha.

“Arrestimi i tij pas viteve ’90, e di si është bërë Fevzi? Ka shkuar një skuadër e forcave speciale si alpinistë, kanë ngritur çadrat, me javë. Kanë qëndruar derisa ai ka krijuar besim. Ka zbritur dhe është ulur me ta, kështu është kapur. Ishte jashtëzakonisht e vështirë për ta kapur”, tha Artan Hoxha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat