“Terreni i vështirë shkak për vonesat në hapjen e kampit”, Meloni: Qendra gati më 1 gusht

Shqipëria

“Terreni i vështirë shkak për vonesat në hapjen e kampit”, Meloni: Qendra gati më 1 gusht

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 14:32
Meloni

Meloni: Siguria do të garantohet nga autoritet italiane. Do të jetë e hapur që nga 1 gusht 2024. Ka pasur komente edhe për kohën e ngritjes së strukturës. Duam ti bëjmë gjërat sic duhet, jam e bindur se gjërat do funksionojnë. Kjo marrëveshje mund të diskutohet edhe nga vende të tjera, mund të bëhet pjesë e zgjidhjes së BE. Duam të lëmë gjithcka pas krahëve dhe të themi që do e realizojmë me suskses.

Vonesat janë shkaktuar edhe përsa i përket terrenit të vështirë në Gjadër, marrëveshja do shërbejë si zgjidhje e një problematike që haset prej 1991.

Nga vendet e sigurta kanë mbërritur 11 mijë persona dhe gjysma prej tyre janë subjekte vulnerabël do kishim dërguar në Shqipëri 5500. Transporti do kryhet nga anije të marinës italiane, GDF, ministria e brendshme ka shpallur një garë sa i përket shpenzimeve të transportit me vlerë 13. 5 mln euro por edhe sa i përket situatës në detin mesdhe do shohim mundësinë e trajtimit të këtyrë emigrantëvë. Do të kemi 334 mln euro në vit, që përbëjnë 7.5 % të trajtimit të emigrantëve në territor kombëtar.

Emigrantët që do vijnë në Shqipëri gjithësesi do priteshin në Itali, elementi kryesor i kësaj marrëveshje është se do jetë një instrument për të luftuar trafikun e qënieve njerëzore. Pra, këtë vit kemi arritur edhe një ulje prej 60 % të emigrantëve të paligjshëm, për rrjedhojë edhe shpenzimet janë ulur. Në një përllogaritje, me kapacitetin e këtyre qëndrave në Itali do të kursejmë 136 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat