SHBA i fut të dridhurat Edi Ramës!

Shqipëria

SHBA i fut të dridhurat Edi Ramës!

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 16:12
Edi Rama

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se janë makthi më i madh për Ramën. Kryeministrit sjell vërdallë policinë, drejtësinë dhe gjithë institucionet e tjera, mirëpo nuk arrin dot të kontrollojë atë që mund të vijë nga përtej Atlantikut.

Amerikanët kanë dy dosjet të bujshme për të dhe kryeministri e di këtë gjë. Dosja e para është ajo e fotos së famshme 80 mijë euro me Barak Obamën. Një shtetas amerikan u dënua me 4 muaj burg për manovrat duke i sigurua pjesëmarrjen Ramës në evenimentin e mbledhjes së fondeve për fushatën e Obamës.   

Por goditja e madhe erdhi me McGonigal, pasi njerëz shumë pranë Ramës, arritën të korruptonin një agjent FBI-je. Të hënën McGonigal u izolua në një burg federal, teksa në SPAK dosja është e hapur.

Pikërisht këto dy raste e tmerrojnë Ramën dhe amerikanët po ja japin sinjalet e para se e kanë në shënjestër. Ambasada amerikane hodhi poshtë komisionin antikorrupsion, duke e bërë të qartë se nuk duhet të jetë i njëanshëm dhe po ashtu nuk duhet të prekë reformën. Dje i dërguari i SHBA David Wisner dha alarmin mbi nivelin e korrupsionit në vend, duke shkundur qeverinë.

Si duket çdo mesazh që del nga amerikanët i fut të dridhurat Ramës dhe sot kryeministri nisi të hedhë vickla. Në konferencën për shtyp me Giorgia Melonin, Rama i dha kurajo vetes të “thumbonte” amerikanët. Teksa foli për marrjen e refugjatëve afganë, ai u shpreh se amerikanët nuk po e zbatojnë tërësisht paktin, teksa tha se ata janë shtet i madh dhe në shumë raste i harrojë premtimet.  

“Morëm përsipër një risk, që mund të na i linin gjithë këtu, s’do shite çudi që SHBA ta harrojë këtë zotim, se duke qenë shumë të mëdhenj e harrojnë zotimin, gjërat që edhe kanë ndodhur, se kam kritikë e kam konstatim. Ja që një pjesë e tyre lëviz, kemi rreth 350 që nuk pranohen atje janë këtu. E keni dëgjuar ju të themi hajdeni merrini se do i hedhim në det, jo i mbajmë në hotel dhe i paguajmë ne”, tha Rama.

Pra duket qartë se kryeministri e ndien frikën. Ai e di se sot që është në qeveri SHBA nuk e lëviz, mirëpo e kanë vath në vesh. Nesër sapo të ikë që aty, më e pakta do ketë fatin e Saliut. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat