PS çoi në Kuvend emrat e deputetëve për komisionet “Xhafaj” dhe “Braçe”, reagon Açka

Shqipëria

PS çoi në Kuvend emrat e deputetëve për komisionet “Xhafaj” dhe “Braçe”, reagon Açka

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 17:03
Flutura Açka

Deputetja demokrate, Flutura Açka ka reaguar pasi në rendin e ditës së Parlamentit është futur projektvendimi i mazhorancës ku përcaktohen emrat e anëtarëve të strukturës së posaçme dhe kryetari i saj.

Demokratët refuzojnë të çojnë emrat e tyre, por për këtë kanë menduar koleget e tyre të majtë duke caktuar emrat e opozitarëve në këtë komision falë vendimit për ngritjen e kësaj strukture të posaçme, ku parashikohet se në përbërje të tij do të jenë kryetarë dhe zëvendëskryetar të komisioneve kryesore parlamentare.

“Ky vendim do të kalojë nesër në Parlament, bashkë me vendimin për përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Dezinformim.

Vendi bosh do t’i takojë ndonjë dashi, deleje a deledashi të Opozitës, por nuk është mbyllur tenderi akoma.
Pritet vendimi i tretë që do të hyjë – si të gjitha zezomat kundër demokracisë – nesër me procedurë. Aty do të jenë edhe emrat, edhe thagma e arsyes pse do të jenë.

Kështu e bēn pushteti Opozitën më barrë. Mos u habisni fare. Kjo quhet përpjekje për Integrimin tonë Europian 2030. Por më parë do të tredhim SPAK, ta kthejmë atë në deledash, se po na mërzit shumë.
Demokracia në rrezik!!!!!”,
shkruan Açka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat