Pedagogu, Ervin Goci i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se arrestimi i dy aktivistëve që protestuan gjatë vizitës së Melonit në Shqipëri tregon se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët është një marrëveshje e pastër politike.
Goci: Meqenëse unë i njoh drejtpërdrejt edhe i kam miq shumë të afërt edhe i shpreh solidaritet.
Është Erilda Lleshi dhe Edison Likaj.
Erilda është vetë nga Lezha dhe është një gocë e mrekullueshme.
Është edhe një aktivistë e pathyeshme.
E ka kundërshtuar që ditën e parë.
Nuk ka kundërshtuar vetëm këtë marrëveshje por në përgjithësi gjithë ajo atmosferë që u krijua me propagandë me absurditete dhe pastaj që filloi dhe u bë si konservë duke qarkulluar nëpër europë, dmth çfarë do bëjë Anglia, çfarë do bëjë ai tjetri.
Dhe sot jemi në fazën që praktikisht që arrestimi i këtyre dy aktivistëve tregon që kjo është një marrëveshje e pastër elektorale, politike dhe propagandistike.