Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi, u shpreh në emisionin “Open” në News24 tha se vizita e Giorgia Melonit në Shqipëri është një lëvizje elektorale e Kryeministres italiane në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Europian.
Ai tha se Kryeministri Edi Rama i ka bërë një favor Melonit, në dukje për të zgjidhur çështjen e emigrantëve.
“Shqipëria nuk do të fitojë pikë në sytë e BE, sepse erërat që po fryjnë në Europë janë ose të djathta ose të ekstremit të djathtë, që nuk mbështesin shumë këto zgjidhjet që jep Rama apo Meloni për emigracionin.
Më duket si një zgjidhje fasadë, pasi edhe pas 2 apo 3 vjetësh nuk do të zgjidhet çështja e emigrantëve”, tha Krisafi.