Publikohen pamjet! Po kalonte rrugën, momenti kur nepalezja përplaset nga motori, po lufton për jetën tek Trauma

Shqipëria

Publikohen pamjet! Po kalonte rrugën, momenti kur nepalezja përplaset nga motori, po lufton për jetën tek Trauma

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 06:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Momenti i përplasjes së një shtetaseje nepaleze nga një motor është publikuar këtë mbrëmje.

Një motor, me targa BP 293,duke qarkulluar nga Ulliri në drejtim të Urës së Goricës, ka goditur turisten nga Nepali, që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, e shoqëruar nga të tjerë.

Përplasja ka qenë aq e fortë saqë turistja dhe drejtuesi i motorit ,E.Z, 20 vjeç, janë përplasur në asfalt.

Ata ndodhen të plagosur rëndë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat