Sot Kuvend/ PS çon për miratim përbërjen e komisionit ‘Antikorrupsion’ dhe ‘Dezinformimit’

Shqipëria

Sot Kuvend/ PS çon për miratim përbërjen e komisionit ‘Antikorrupsion’ dhe ‘Dezinformimit’

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 09:06
Kuvendi i Shqipërisë

Pavarësisht thirrjeve të opozitës për bojkot, mazhoranca është e vendosur për të çuar para dy komisionet, ‘Antikorrupsionin’ dhe ‘Dezinformimin’. Në seancën e sotme plenare, PS ka depozituar pr.vendimet me emrat e anëtarëve të Komisioneve, të cilët pritet të votohen sot vetëm me votat e mazhorancës.

Komisionit Anti-korrupsion, do të ketë11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Anëtarët e këtij komisioni do të jenë kryetarët dhe zv.kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian. Drejtimin e këtij komisioni mazhoranca ia ka besuar Fatmir Xhafajt.

Ndërkohë, Komisioni i Dezinformimit do të drejtohet nga deputeti socialit Erion Braçe. Nga radhët e opozitës kanë konfirmuar pjesëmarrjen vetëm Mesila Doda dhe Fatmir Mediu, ndërsa 3 vendet e tjera të opozitës deri tani janë bosh.

Nga ana tjetër, Rithemelimi do të mbajë një protestë jashtë Kuvendit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat