Në hyrje të “Top Story-t” Grida Duma ka bërë një analizë të vizitës së kryeministres Meloni në Shqipëri dhe deklaratave që ajo dha së bashku me kryeministrin Rama gjatë konferencës për shtyp.
Grida Duma: Nuk ishte vetëm kaq ajo që tha Rama në atë konferencë për shtyp bashkë me kryeministren e Italisë Meloni. Bëri një mini mësim historie, leksion historie, i kujtonte shqiptarëve sesa detyrim solidariteti dhe njerëzor duhet të kemi ne ndaj fenomenit të emigrantëve përsa jemi një popull që jemi ndërtuar së paku në këto 30 e ca vite mbi djersën, mundin dhe sakrificën e emigrantëve.
Nuk mund të jemi josolidarë nëse gjykojmë politikat sepse të tjera gjëra tha Rama që diskutohen për këtë çështje janë një hiç dhe gjysmë të vërteta. Patjetër që vizita e Melonit përbën një rëndësi të veçantë. Kryeministrat e Italisë përgjithësisisht kanë ardhur me protokolle më të gjata, ardhur këtu me një helikopter për të parë një qendër strehimi emigrantësh, do të thotë që edhe vizitat e shkurtra të kryeministres italiane si institucion, përbëjnë një avancim marrëdhëniesh, qoftë kjo në nivele partneriteti apo bashkëpunimi.
Të gjykuara apo të stërgjykuara, kjo është një gjë që ne do e bëjmë edhe sot në “Top Story” në në analizë për të gjykuar, pasgjykuar apo paragjykuar nëse opozita apo media që godet Melonin, ka pasur efektet e veta në goditjet e Ramës për të cilën Meloni i kërkoi falje. Nuk është vetëm kaq, në gusht do të nisë operacioni që bën të mundur ardhjen e 3 mijë emigrantëve sa i përket kapaciteteve që mbulojnë ato dy qendra në Shengjin dhe në Gjadër. Por si do vijojë dhe sa do jetë në gjendje opozita të jetë një pjesëtare konstruktive ose jo sepse opozitën atje ku Meloni shkoi e bëri një deputet italian.