Dhunoi gruan dhe kërcënoi se do e vriste, arrestohet 50-vjeçari në Dibër

Shqipëria

Dhunoi gruan dhe kërcënoi se do e vriste, arrestohet 50-vjeçari në Dibër

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 10:18
U vu në pranga shtetasi R.H., 50 vjeç, banues në fshatin Vleshë, njësia Administrative Sllovë.

Policia e Dibrës ka parandaluar një krim në familje pasi ka arrestuar një person që po dhunonte gruan dhe kërcënonte se do e vriste.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sllova” u vu në pranga shtetasi R.H., 50 vjeç, banues në fshatin Vleshë, njësia Administrative Sllovë.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e ka kanosur se do ta vriste me armë zjarri”, bëri me dije policia.

Gjatë kontrollit në ambientet e banesës së 50-vjeçarit, janë gjetur të fshehura në murin rrethues të banesës dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 5 krehra dhe 267 municion luftarak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat