“Ju jeni përfaqësuesit e non-gratës”/ Deputetët i afrohen Nikollës, kryeparlamentarja ndërpret seancën

Shqipëria

“Ju jeni përfaqësuesit e non-gratës”/ Deputetët i afrohen Nikollës, kryeparlamentarja ndërpret seancën

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 10:33
Kuvendi i Shqipërisë

Është ndërprere seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë deputetë të Rithemelimit u mblodhën para foltores, ç’ka solli tension në seancë dhe ndërprerjen e saj nga kryeparlamentarja Nikolla.

Gazetarja Erneta Shevroja raporton se “Tensioni në fakt nuk nisi për mocionin për debat, i cili pritej të ishte objekt i diskutimeve të para, por për një kërkesë të re të bërë nga grupi parlamentar i PD të Rithemelimit për të përfshirë Sali Berishën në grupin parlamentar të demokratëve.

Duhet të kujtuar Berisha është i vetmi deputet i përjashtuar nga Lulzim Basha nuk është pjesë e kësaj liste.

Deputetët kanë bërë një kërkesë të re. Demokratët kanë çuar në Kuvend listën e gjithë deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 2021, përfshirë dhe Sali Berishën. Kjo është dhe arsyeja që tensionoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat