Bardhi: Lufta ndaj korrupsionit nuk duhet të krijojë ndarje partiake

Shqipëria

Bardhi: Lufta ndaj korrupsionit nuk duhet të krijojë ndarje partiake

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 11:50
Gazment Bardhi

Në fjalën e tij në parlament, deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i bëri thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit, për t’u bashkuar në luftën kundër korrupsionit. Ai tha se në shumë qytete në vend nuk janë deputetët ata që marrin vendime por bandat që bashkëpunojnë me kryeministrin.

“Ajo që tha Rai është realitet, asnjë nuk shpiku asgjë dhe sa më shpejt ta pranoni dhe sa më shpejt të bëhemi të gjithë bashkë. Si mund të mos luftojmë krimin e organizuar  përfshirjen e tij në institucione. Ju deputetë e dini më mirë se në që nuk ju pyet kush. Në Shkodër kush pyetet deputetët apo aktorë të krimit të organizuar? Në Durrës kush vendos bandat apo deputetët e partisë Socialiste? Vendosin bandat”, deklaroi Bardhi.

Ai gjithashtu ju drejtua dhe kryetares së parlamentit Lindita Nikolla që të respektojë kushtetutën dhe mos të ofendojë qytetarët dhe shtetin shqiptar.

“Ky është një projekt personal i Ramës për të mbajtur pushtetin e tij. Por kjo nuk duhet të krijojë ndarje dhe të gjithë duhet ta luftojmë si majtas dhe si djathtas. Prandaj zonja kryetare respekto kushtetutën, mos u tall më shkresat e shtetit. Është turp për kuvendin që një kryetare se lufta ndaj krimit të organizuar nuk është fushë e veprimtarisë së këshillit të ministrave dhe nuk mund të jetë objekt i debatit në kuvend” përfundoi Bardhi, duke i kërkuar kryeparlamentares mbajtjen e mocionit me debat me kryeministrin për investigimin e televizionit italian. Kërkesë e cila u rrëzua me shumicë votash në parlament.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat