Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në fjalën e tij në parlament deklaroi se sot është një ditë e shënuar për Europën.
Balla u shpreh se sot është 80-vjetori i zbarkimit të trupave aleate në Normandi, ku nisi edhe beteja e madhe kundër forcave naziste. Balla tha se parlamenti duhet të mbajë një minutë heshtje për dëshmorët e botës së lirë.
Taulant Balla: Sot është ditë e shënuar për Europën. Bëhet fjalë për 80-vjetorin e zbarkimit në Normandi të trupave aleate të SHBA, Britanisë, Francës. Ky ishte moment historik që shënoi fillimin e fitores mbi tiraninë naziste.
Liderët botërorë janë në Normandi për të përkujtuar këtë moment historik. Parlamenti të kujtojë dëshmorët e botës së lirisë me një minutë heshtje.