Ndërsa mori fjalën në parlament, ministri i brendshëm Taulant Balla apeloi për distancim nga ata që siç tha ai djegin goma dhe bllokojnë foltoren, në një ditë të rëndësishme si kjo e sotmja për Europën, ditë që shënoi fillimin e fitores mbi tiraninë naziste.
“Sot është ditë një ditë e shënuar për Europën. Bëhet fjalë për 80-vjetorin e zbarkimit në Normandi të trupave aleate të SHBA, Britanisë, Franca dhe vende të tjera.
Ishte ky moment historik që shënoi fillimin e fitores mbi tiraninë naziste. I takon Kuvendit që këtë moment historik, ta përkujtojë solemnisht me një minut heshtje në nderim të dëshmorëve të botës së lirë. Ligji për gjendjen civile është përmbyllje e disa ndryshimeve që kemi sjellë, mbi regjistrin unik të adresave. Sot plotësojmë këtë paketë ndryshimesh që lidhet me revolucionin dixhital. Gjithë ky revolucion shoqërohet sot me përmirësimin e kuadrit ligjor.” Tha Balla, ndërsa një apel kishe edhe për deputetët e opozitës.
Meqë jemi në një ditë historike si D-day ju ftoj të distancoheni nga ata që pushtojnë me dhunë foltoren djegin goma apo nga ata që janë të shpallur non grata nga SHBA.” -tha Balla