“Protesta kishte nerv opozitar”, Argita Malltezi: Nuk ka shans ligjor që Sali Berishës t’i hiqet mandati

Shqipëria

“Protesta kishte nerv opozitar”, Argita Malltezi: Nuk ka shans ligjor që Sali Berishës t’i hiqet mandati

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 12:58
Argita Malltezi

Në protestën e sotme të opozitës, e pranishme ishte edhe vajza e ish-kryeministrit Argita Malltezi.

Malltezi, në një intervistë për News 24 tha se protesta e sotme kishte nerv opozitar. Ajo tha se nuk ka asnjë shans ligjor që Sali Berishës t’i hiqet mandati i deputetit.

Argita Malltezi: Sot protesta kishte nerv opozitar. Nuk ka asnjë shans ligjor që Sali Berishës t’i hiqet mandati. Berisha nuk është nën akuzë, është thjesht në fazë hetimi.

Mandati hiqet kur pa arsye nuk shkohet në parlament dhe kur ka vendim të formës së prerë. Asnjë nga këto kushte nuk plotësohen në rastin e Sali Berishës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat