Mori peng punonjësin në 1 kioskë te Sheshi Skënderbej pasi dyshonte se e vidhte, arrestohet 19-vjeçari

Shqipëria

Mori peng punonjësin në 1 kioskë te Sheshi Skënderbej pasi dyshonte se e vidhte, arrestohet 19-vjeçari

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 15:04
Policia

Policia e Tiranës ka arrestuar 19-vjeçarin Hajri Pulakën, për shkak se dyshohet për veprën penale “Heqje e Paligjshme e Lirisë”.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se ai bashkë me 3 të tjerë të arrestuar më herët, dhunoi dhe mori peng një punonjës në kioskat që ishin vendosur tek Sheshi Skenderbej.

Në 20 maj u arrestuan, Denis Baxhaku, Ermand Hoxha e Teo Kolemiço, menaxherë kioskash

Dhuna ndaj kamariarit, erdhi për shkak se të rinjtë dyshonin se i vidhte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat