U qëllua nga bashkëpronari i hotelit ku punonte, ende asnjë shenjë nga recepsionisti! Ja zona ku po kryhen kërkime

Shqipëria

U qëllua nga bashkëpronari i hotelit ku punonte, ende asnjë shenjë nga recepsionisti! Ja zona ku po kryhen kërkime

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Policia vijon kërkimet për gjetjen e trupit të 31-vjeçari Eraldo Nevruzi, i cili dyshohet të jetë qëlluar dhe vrarë në një nga dhomat e hotelit ku ai punonte si recepsionist, në Dhërmi.

Autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje është Gerald Shehu, bashkëpronar i hotelit, ndërsa kërkimet për gjetjen e trupit të 31-vjeçarit janë të përqendruara në zonën e Vunoit.

Ngjarja

Rreh orës 00:30 të ditës së sotme (6 qershor), në një nga dhomat e një hoteli në Dhërmi, Gerald Shehu ka debatuar me 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi, i cili ishte i punësuar si recepsionist.

Pas debateve, për arsye që ende nuk janë bërë të ditura, Shehu ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar Nevruzin, trupi it ë cilit ende nuk është gjetur.

Ndërkohë, pas ngjarjes Shehu është arratisur në drejtim të Greqisë, por ai u vu në pranga nga autoritetet greke, pasi Policia Shqiptare i njoftoi për ngjarjen dhe u vuri në dispozicion foton.

Ende nuk dihen rrethana të tjera mbi këtë ngjarje apo arsyen që mund të kenë çuar në përplasjen mes bashkëpronarit të hotelit Gerald Shehu dhe recepsionistit Eraldo Nevruzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat