Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani në një intervistë në Ora News u shpreh se mazhoranca bën vetëm propagandë dhe madje cakton edhe edhe se kush do të jetë në komisione.
Dogjani: Kjo tregon arrogancën e kësaj qeverie.
Tregon mënyrën se si e trajton kryeministri ose kjo qeveri parlamentin.
Këtu duket qartë që nuk është i ndarë pushteti ekzkekutiv me pushtetin legjislativ, çka do të thotë që këta e konsiderojnë parlamentin si një pronë private të tyre.
Të arrijë deri aty sa mazhoranca të caktojë mirë komisionin që ne kemi pasur rezervat tona, por të caktojë edhe se kush do të jetë në komisionin, kjo është e turpshme.
Kjo tregon se këta bëjnë vetëm propagandë.
Kanë 11 vite që vetëm mashtrojnë.
Ne si opozitë i kemi denoncuar dhe do vazhdojmë ti denoncojmë.
Pas 11 viteve që vjedhin, arrijnë të bëjnë një komision për mirëqeverisjen gjoja edhe për luftën kundër korrupsionit.
Por ne si opozitë nuk mund të bëhemi fasadë e kësaj qeverie që ka vjedh, që na cakton se kush do të jetë në komision.