Analisti Leka: Basha u bë vetëm 1 ditë kryetar partie në 8 vite, ditën që pezulloi Berishën

Shqipëria

Analisti Leka: Basha u bë vetëm 1 ditë kryetar partie në 8 vite, ditën që pezulloi Berishën

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 20:54
Analisti Martin Leka

Analisti Martin Leka i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, tha se Lulzim Basha u bë vetëm 1 ditë kryetar në 8 vite, ditën kur pezulloi nga PD, Sali Berishën.

“Është e vërtetë që Basha… nuk ka njeri normal që njeh politikën që të mos kuptojë se në kohën kur udhëhiqte PD-në Basha.

Atë parti, mentori ka qenë Berisha. Është shumë e vështirë kur ke babain politik aty. Janë të gjithë këta që rrit Berisha që i sheh sot në protesta.

Basha u bë vetëm 1 ditë kryetar në 8 vite. 1 ditë u bë kryetar. Kur pezulloi Berishën. Vetëm, atë ditë ishte i pavarur.”, u shpreh Leka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat