Pedagogia, Romina Radonshiqi e ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se shqiptarët kanë një kosto të lartë jetese dhe se niveli i pagave duhet të rritet pasi kemi mungesë të forcës punëtorë.
Radonshiqi: Në fakt kryeministri patjetër që duhej ta mbante këtë premtim pasi ne radhitemi si një vend me kosto krahasuar me rajonin me një kosto të lartë jetese pas Serbisë por në të vërtetë me nivelin e pagave të ulët.
Shqiptarët edhe për shkaqe që ne i dimë, kanë një kosto realisht të lartë jetese.
Ndaj ndoshta administrate publike nisi promotore e rritjes së pagave për të qenë kjo një iniciativë më pas e sektorit privat sepse niveli i pagave duhet të rritet patjetër meqenëse ne kemi sot edhe një mungesë të forcës punëtorë.
Pra po shohim që jo vetëm sektori privat po e vuan këtë por shohim që së fundmi kemi edhe aplikime për staf në administratën publike.