Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se rritja e pagave është e lidhur ngushtësisht me ofertën dhe kërkesën për fuqi punëtore.
Preçi: Rritja e pagave është e lidhur ngushtësisht me ofërtën dhe kërkesën për fuqi punëtore.
Dhe është elementi i parë si kudo në botë.
Pra ka një mekanizëm rregullues.
Është e lidhur me nivelin e arsimit dhe aftësitë.
Është e lidhur me inflacionin dhe koston e jetesës.
Është e lidhur me sindikatat dhe fuqinë negociuese të tyre.
Është e lidhur me legjislacionin për pagën minimale.
Është e lidhur me problematikat që ka pabarazia gjinore dhe racore.
Është e lidhur me produktivitetin e punës, etj.
Ndër këta faktorë 2 janë që nuk mund ti injorojmë.
Kjo është kërkesë oferta dhe në rastin e Shqipërisë është produktiviteti.