Djegie gomash e përplasje me policinë, shoqërohet edhe Sali Lushaj

Shqipëria

Djegie gomash e përplasje me policinë, shoqërohet edhe Sali Lushaj

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 06:22
Pamje nga protesta

Dhjetë persona janë shoqëruar nga Policia e Tiranës, të cilët ishin pjesë e protestës para Parlamentit, të organizuar nga Rithemelimi.

Protestuesit janë shoqëruar për aktet e dhunës dhe mosbindje ndaj policisë. Në mesin e të shoqëruarve janë Klevis Balliu, Sali Lushaj, ish-truprojë e Sali Berishës dhe njëkohësisht babai i reperit Stresi, Arkimed Lushaj.

Gjithashtu bëhet me dije se policia ka ndaluar edhe kryetarin e PD-Rithemelimit Dega Kashar.

Mësohet se ata janë lënë të lirë pas shoqërimit ku fillimisht janë marrë në pyetje nga autoritetet.

Gjatë protestës së thirrur nga opozita pas publikimit të investigimit të RAI3, qytetarët u përplasën me forcat e policisë si dhe dogjën gomat e makinave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat