Mbante armë pa leje në banesë, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Shqipëria

Mbante armë pa leje në banesë, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi mbante në banesë një armë zjarri pa leje.

Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri me krëhër e municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi: 

Komisariati i Policisë Nr. 4, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që mbante armë zjarri pa leje, në banesë, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Gj., 57 vjeç, banues në Vilëz, Zall Bastar, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri me krëhër e municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat