Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë dhe bën paralajmërimin e bujshëm: Ja çfarë pritet të ndodhë me Shqipërinë nëse hyn në BE

Shqipëria

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë dhe bën paralajmërimin e bujshëm: Ja çfarë pritet të ndodhë me Shqipërinë nëse hyn në BE

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 09:17
Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh se nëse Shqipëria hyj në Bashkimin Europian do të hapen në vendin tonë 2000 kampe refugjatësh, pasi do kthehemi në portën e parë hyrsë të refugjatëve në Bashkimin Europian nga jugu i Europës.

‘Ditën që do jemi në BE përgatitemi për 2000 kampe emigrantësh. Do jemi nga portat e para për bregun e Mesdheut. E rëndësishme duhet të saktësojmë,. Nuk merren nga Italia. Merren nga deti i hapur nga deti Mesdhe dhe sillen në Shqipëri dhe jo diku tjetër, nuk lejohen, kjo ndan të drejtat e njeriut apo deportimin.

Është një model europian jo italian, mendohet si parandalues për një krizë ky është mbërthyer gjithë Europa. Janë 500 mijë kampe në gjithë BE-në. Kam ndjekur fushatën elektorale të europarlamentar dhe tema kryesore është emigracioni. Gjithë partitë nacionaliste kanë të njëjtën teze që qeveritë kanë dështuar në çështjen e emigracionit.

Mund të kërcënohen BE apo bashkëjetesa sipas tyre prej trafikimit të çështjeve njerëzore. Ne jemi populli më eksportues i emigracionit dhe jam kaq refraktar për ata që vijnë. Është debat i fortë në BE sesa në Shqipëri. E pavërtetë që fakti, do kenë të drejtë për azil këtu, por nëse lihen të lirë dhe dalin nga kampi bie gjithë projekti dhe marrëveshja, Italia synon të rishikojë procedurat e azilit këtu dhe ti kthej mbrapsht, nëse ata nuk ikin dhe rrinë këtu ka rënë marrëveshje. Ky është një projekt global ku gjithë BE po e projekton që tu thonë qytetarëve afrikanë që nuk do përfundoni në brigjet tona por në Ruandë apo Shqipëri’, tha Spahiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat