Në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania, një qytetar dha mendimin e tij për numrin e madh të aksidenteve.
Sipas të moshuarit, mosha e tretë nuk duhet të përdorë makinat dhe sipas tij, një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve është konsumimi i alkoolit.
“Mosha e tretë nuk duhet të përdorë makinën sepse ka shumë ngarkesë. Mbi 70 vjeç nuk duhet të përdoret makina. Aksidentet bëhen dhe për shkak të konsumimit në mënyrë masive. Ndikon shumë dhe sinjalistika, nuk është e rregullt akoma”, tha qytetari.
Gjithashtu qytetari tha se pavarësisht paragjykimeve, vajzat janë më të kujdesshme.
“Vajzat kanë më kujdes kur i japin makinës dhe janë më të disiplinuara”, tha ai.