Ja ku ishte fshehur nga autori trupi i Eraldo Nevruzit

Shqipëria

Ja ku ishte fshehur nga autori trupi i Eraldo Nevruzit

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Gjendet trupi i Eraldo Nevruzit, i cili u vra nga 42-vjeçari, bashkëpronar i hotelit në Dhërmi, ku ai punonte si recepsionist.

Ai dyshohet se u vra nga Gerald Shehu, i cili tentoi të arratisej dhe u kap në Greqi.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se trupi i pajetë i të riut u gjet në një gurore në Gjipe Mal.

Dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy, viktima dhe autori jetonin e punonin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat