Po eksploronin në këmbë kanionin e Langaricës, turistëve u ndodh e papritura

Shqipëria

Po eksploronin në këmbë kanionin e Langaricës, turistëve u ndodh e papritura

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 12:04
Turistët duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit,

Shtatë turistë të huaj janë shpëtuar nga punonjësit e policisë. Bëhet me dije se ato kishin mbetur të bllokuar në një kanion në “Shpellën e Pëllumbave” në Përmet. Turistët duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.

Ndërkohë nenjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur për në vendngjarje.

Gjithashtu punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e 7 turistëve nga terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar. Mësohet se të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë kanë falenderuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet e tjera për ndihmën e dhënë në kohë rekord.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat