Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas zgjedhjes së kryetares së KLP-së, Mirela Bogdani.
Ambasada shprehet se po ndjek nga afër procesin e zgjedhjes së anëtarëve nga radhët e avokatëve në KLP dhe në KLGj.
“Ambasada e SHBA po ndjek nga afër procesin e sotëm të nënkomisionit parlamentar për përzgjedhjen e anëtarëve nga radhët e avokatëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Shtetet e Bashkuara presin që ky proces të rezultojë në përzgjedhjen e kandidatëve më të kualifikuar me nivelet më të larta të profesionalizmit, integritetit dhe pavarësisë”, thuhet në njoftim.