Ja kush janë 26 të arrestuarit me urdhër të SPAK-ut

Shqipëria

Ja kush janë 26 të arrestuarit me urdhër të SPAK-ut

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 18:37
Ilustrim

Policia ka arrestuar 26 persona, nga 31 që ishin nën hetim, në kuadër të një operacioni të urdhëruar nga SPAK, kundër një grupi kriminal, që përmes dokumenteve të falsifikuara, përfshi edhe vizat, siguronte kalimin e personave të ndryshëm drejt SHBA dhe Kanadasë.

Hetimet, sipas SPAK, janë zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle dhe ato të Kosovës, ndërsa nën hetim ishin 31 persona, si organizatorë apo pjesëtarë të grupit kriminal.

Gjatë këtij operacioni, janë sekuestruar sendet që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale apo sende që përbëjnë produkt të veprës penale, shumat e parave 25 mijë euro, 20 mijë paund, sende me vlerë, një ambient i përshtatur për falsifikim të dokumentave, kompjutera e printera që shërbenin për shitje dhe transferta monedha virtuale – BITCOIN, sasi lëndësh narkotike e dokumenta të tjera me rëndësi për hetimin.

Ndërkaq janë mësuar dhe emrat e 26 personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Nomada”.

Konkretisht janë arrestuar shtetasit:

Bashkim Sula

Njazi Ademaj

Fitim Rama

Ylli Brahimaj

Gridi Elezi

Rrezart Domi

Osman Luca

Artur Mici

Arsen Caka

Adrian Mema

Maksim Domi

Jugert Gashi

Emiljan Marashi

Roland Islamaj

Behar Rexha

Deila Qama

Arnold Shahu

Ylli Çaushaj

Eriola Spaho

Murat Gjuniku

Bardhyl Imeri

Bajram Xhaja

Fatmir Stankova

Arben Rushiti

Leonardo Lama

Xhelil Alla

Lidhur me këtë operacion ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

“Po konsolidohet çdo ditë sundimi i ligjit ndaj krimit të organizuar dhe veprimtarive të tjera kriminale. Mirënjohje çdo punonjësi të Policisë së Shtetit që po ngre lart vlerat e uniformës dhe po respekton betimin ndaj flamurit, ligjit dhe qytetarëve. Operacioni “NOMADA” ishte një sukses i plotë”, shprehet Balla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat