Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook, zbërthen paketën ndaj një prej sfidave më të rëndësishme të qeverisjes së ardhshme të PD-së 2025-2029, rivitalizimin e familjes shqiptare.
Më poshtë reagimi i Telitit:
Rivitalizimi i familjes, objektiv kryesor i mandatit qeveritar 2025-2029 të PD-së!
Subvencionim të interesave të kredive për strehim për 5 mijë cifte të reja çdo vit, ciftet do paguajnë simbolikisht vetëm 1% interesa, pjesa tjetër do subvencionohet nga buxheti i shtetit. Kush nuk përfiton apo zgjedh të mos jetë pjesë e skemës kreditore, do përfitojë bunusin nga 10mijë deri në 25mijë euro për rikonstruksion dhe mobilim të banesës ekzistuese në pronësi apo trashëgimi të tyre.
Bunusi i lindjes rritet ndjeshëm, 1000 euro për fëmijën e parë, 2000 euro për fëmijën e dytë, 3000 euro për fëmijën e tretë dhe 5000 euro për fëmijën e katërt e më shumë.
Familjet do përfitojnë një bonus mujor nga 20 deri në 50 euro për cdo fëmijë të lindur, në varësi të të ardhurave familjare, deri në moshën 21 vjeçare.
Nënat me tre fëmijë përjashtohen përjetë nga tatimi mbi të ardhurat personale (TAP), ndërkohë që për ciftet me 4 fëmijë apo më shumë përjashtohet nga TAP edhe bashkëshorti.
Lehtësira fiskale për gratë sipërmarrëse. Lehtësira shtesë do aplikohen kur gratë sipërmarrëse punësojnë të paktën 50% gra në sipërmarrjen e tyre.
FAMILJA ËSHTË THEMELI I SHOQËRISË, OBLIGIMI YNË ËSHTË RIVITALIZIMI I SAJ!