Sintezë/ Bejkollari: Vota e diasporës, Kuvendi duhej të miratonte kuadrin ligjor. Jemi 147 ditë me vonesë

Shqipëria

Sintezë/ Bejkollari: Vota e diasporës, Kuvendi duhej të miratonte kuadrin ligjor. Jemi 147 ditë me vonesë

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 23:21
Sintezë/ Bejkollari: Vota e diasporës, Kuvendi duhej të miratonte kuadrin ligjor. Jemi 147 ditë me vonesë

Marjola Bejkollari, nga ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, duke folur në emisionin “Sitenzë” në News24, tha se e drejta e votës është një e drejtë kushtetuese. Në këtë kuadër ajo tha se askush nuk mund t’i mohojë shqiptarëve kudo jetojnë të drejtën e votës.

Por Bejkollari u shpreh se nuk ka vullnet politik për të bërë të mundur këtë të drejtë kushtetuese.

Bejkollari tha se ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, por kemi edhe një boshllëk ligjor që pengon mundësinë e votës së diapsorës.

Ajo tha se nga momenti kur doli vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhej të plotësonte kuadrin ligjor, pra të na jepte mundësinë që të votonim.

“I kemi paraqitur një projektligj Kuvendit, kemi synuar të çojmë nismën përpara, por sot jemi 147 ditë me vonesë nga momenti kur Kushtetuesja shpalli vendimin dhe kërkon miratimin e kuadrit ligjor”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat