Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të së premtes.
Në aksin rrugor Lezhë-Laç një makinë ka përplasur rëndë këmbësorin.
Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, raporton se sipas burimeve paraprake këmbësori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tij.