Aksident në Laç-Mamurras, ‘BMW’-ja përplas për vdekje këmbësorin, viktima ende e paidentifikuar

Shqipëria

Aksident në Laç-Mamurras, ‘BMW’-ja përplas për vdekje këmbësorin, viktima ende e paidentifikuar

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 07:42
Foto ilustrim

Një aksident është regjistruar gjatë natës në autostradën Laç-Mamurras në afërsi të një karburanti.

Mësohet se një mjet tip BMW ka përplasur një këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sapo u njoftua për rastin, policia shkoi në vendngjarje dhe nisi hetimet.

Ndërkohë, nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërsa shoferi i mjetit është shoqëruar në komisariat për të dhënë shpjegime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat