Akademia e Sigurisë-SHBA, shkëmbim praktikash trajnimi për standardet e akreditimit

Shqipëria

Akademia e Sigurisë-SHBA, shkëmbim praktikash trajnimi për standardet e akreditimit

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 08:30
Vizita në SHBA

Një delegacion i Akademisë së Sigurisë, i kryesuar nga rektori, dr. Ilirjan Mandro, udhëtoi në Feniks, Arizona, ku mori pjesë në Konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve për Zbatimin e Ligjit (IADLEST) për vitin 2024.

Ambasada amerikane në Tiranë bën me dije dje se vizita në SHBA u organizua nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale të Departamentit të Drejtësisë (ICITAP).

Shqipëria iu bashkua 25 delegacioneve ndërkombëtare dhe më shumë se 250 drejtorëve të Akademisë nga Shtetet e Bashkuara, për të shkëmbyer praktikat më të mira të trajnimit dhe për të ndarë mësimet mbi pedagogjinë, standardet e akreditimit, politikat, menaxhimin e trajnimit dhe teknologjitë në zhvillim.

“ICITAP dhe Byroja Ndërkombëtare për Narkotikët dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit (INL) mbështesin Policinë e Shtetit dhe Akademinë e Sigurisë në rrugëtimin e tyre rigoroz për të arritur trajnime dhe përsosmëri të standardeve me akreditimin IADLEST si pjesë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për sundimin e ligjit dhe reformës në drejtësi për zbatimin e ligjit në Shqipëri”, shprehet Ambasada amerikane në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat