Llagami: Kemi gjyqtarë më pak se 60% e kapacitetit, Gjykata e Tiranës dhe e Apelit problematike

Shqipëria

Llagami: Kemi gjyqtarë më pak se 60% e kapacitetit, Gjykata e Tiranës dhe e Apelit problematike

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 08:31
Naureda Llagami

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami së bashku me anëtarët e tjerë të KLGJ-së raportuan dje në Komisionin e Ligjeve në lidhje me veprimtarinë e institucionit të drejtësisë dhe sistemit gjyqësor gjatë vitit 2023. Gjatë fjalës së saj, Llagami është shprehur se po punohet me 60% më pak të gjyqtarëve se kapacitetet e duhura teksa shton se po punohet me ritme mjaft të shpejta edhe pse me mungesa.

Kemi vetëm 247 gjyqtarë në detyrë deri në fund të vitit 2023. Pra, po ta llogarisësh i bie më pak se 60% e kapacitetit dhe me këtë kapacitet, po ky sistem po punon me ritme shumë të forta. Në asnjë moment, sistemi nuk ka ulur ritmin e punës. Me hartën e re gjyqësore kemi një lloj të ekuilibrit dhe shpërndarjes nëpër gjykata. Nuk kemi problematika përveç Gjykatës së Tiranës, në gjykata të tjera, dosjet përfundojnë brenda afatit dhe po të shohësh norma e rendimentit është tek 90-100%”, deklaroi Llagami.

Më tej, Llagami ka deklaruar se problematike është Gjykata e Tiranës për çështjet civile dhe ajo e Apelit.

“Problematike është Gjykata e Tiranës për çështje civile dhe për këtë arsye tek strategjia e kemi identifikuar dhe e kemi thënë se çfarë masash do të marrim qoftë edhe në delegim kompetencash, ka masa konkrete që ne kemi menduar. Gjykata e Apelit është problematike tani. Pa dashur të përfshij Gjykatën e Lartë sepse Gjykata e Lartë në bërjen funksionale komplet ka një udhëzues se si po e lufton backlogun. Sot ne jemi fokusuar në 2 Apele, kemi marrë mbështetje dhe nga Ambasada Amerikane me staf plus për këto 2 Apelet në mënyrë që t’i bëjmë Apelet sa më eficente”, nënvizoi Naureda Llagami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat