Shiste doza kanabisi, kapet ‘mat’ 21-vjeçari në Durrës

Shqipëria

Shiste doza kanabisi, kapet ‘mat’ 21-vjeçari në Durrës

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Kapet ‘mat’ me drogë 21-vjeçari në Durrës. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 21-vjeçarit Jetmen Xhahysa, i cili shiste doza cannabisi.

Sekuestrohen dozat e cannabisit që iu gjetën atij, gjatë kontrollit fizik.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Durrës, në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin: J. H., 21 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde narkotike cannabis të ndarë në doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat