Gazetarja: Bekoi flamurin shqiptar në Ditën e Pavarësisë, loboi kundër copëtimit të kombit tonë

Shqipëria

Gazetarja: Bekoi flamurin shqiptar në Ditën e Pavarësisë, loboi kundër copëtimit të kombit tonë

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 19:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Në qendër të fshatit Poro të Vlorës është vendosur busti i patriotit At Marko Moçka.

Gazetarja Anila Ahmataj raportoi për Balkanweb se At Marko Moçka ishte një patriot, që jetën e tij e kaloi më tepër jashtë Shqipërisë. Marko Moçka bekoi flamurin shqiptar në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Moçka loboi fort edhe për të mos copëtuar Shqipërinë dhe trojet shqiptare.

Kush është Marko Moçka

Marko Moçka ka lindur në Vlorë, në vitin 1857. Arsimin fillor e kreu në vendlindje dhe në vijim u shkollua në Janinë. Studimet e larta i kreu në Sh.B.A. Në vitin 1911 atë Marko Moçka me një grup studentësh shqiptarë që studionin në atë kohë në Sh.B.A takuan presidentin Uillson, ku diskutuan për moscopëtimin e Shqipërisë. Në këtë kohë atë Marko Moçka krijoi lidhje me Ismail Qemalin dhe u kthye në atdhe.

Më 28 nëntor 1912, në ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, atë Marko Moçka bashkë me hoxhë Haxhi Muhametin bekuan flamurin kuq e zi me shqiponjën dykrenare, të cilin valëviti Ismail Qemali nga ballkoni i sarajeve të familjes Vlora, në orën 17:30 minura. Atë Matko Moçka është botuesi i revistës “Diaspora Shqiptare”. Ai ka shërbyer në kishën e Shën Kollit në Poro të Vlorës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat