Daniel Qose dhe David Larti priten të dalin para gjykatës së Vlorës për tu njohur me masën e sigurisë.
Dy të rinjtë dyshohen se kanë bashkëpunuar me 43-vjeçarit, Gerald Shehut për fshehjen e trupit të 31-vjeçarit, Erald Nevruzi, i cili u vra e armë zjarri pak ditë më parë në një hotel në Dhërmi.
31-vjeçari Nevruzi u ekzekutua me armë zjarri nga Gerald Shehu, bashkëpronari i hotelit ku ai punonte si recepsionist.
Autori Gerald Shehu e ka qëlluar Nevruzin me dy plumba. Më pas, ai i ka kërkuar dy punonjësve të tij, Daniel Qose dhe David Larti një qese për ta vendosur trupin e pajetë në bagazhin e makinës.
Mendohet se autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri-tjetrin ndërsa Gerald Shehu e ka qëlluar dy herë me arme zjarri tek shkallët e hotelit.