Aksioni i Policisë në Velipojë, Taulant Balla: Nxis efektivët në të gjitha qarqet të rrisin fuqinë goditëse ndaj aktiviteteve kriminale

Shqipëria

Aksioni i Policisë në Velipojë, Taulant Balla: Nxis efektivët në të gjitha qarqet të rrisin fuqinë goditëse ndaj aktiviteteve kriminale

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me aksionin e policisë për kultivimin e lëndëve narkotike në Velipojë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla thotë se nxit Policinë e Shtetit në të gjitha qarqet që të rrisë fuqinë goditëse ndaj aktiviteteve kriminale, kryesisht mbjelljen dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Policia e Shtetit vijon çdo kontrollet në të gjithë territorin e vendit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Nxis Policinë e Shtetit në të gjitha qarqet të rrisin fuqinë goditëse ndaj këtij aktiviteti kriminal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat