Siguria në plazhe, Taulant Balla: Përgëzoj policinë për reagimin e shpejtë, nxis publikun të denoncojë çdo rast

Shqipëria

Siguria në plazhe, Taulant Balla: Përgëzoj policinë për reagimin e shpejtë, nxis publikun të denoncojë çdo rast

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me sigurinë në plazhe.

Përmes një deklarate Balla përëzon Policinë e Shtetit dhe Njësive Policore detare nga Ksamili deri në Velipojë, për reagimin në kohë ndaj rasteve të shkelësve.

Më tej ai shprehet se nxit publikun të denoncojë çdo rast që mund të evidentojë në shkelje.

Reagimi i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Policia Kufitare dhe Njësia Policore detare duhet të rrisin vigjilencën për të garantuar paprekshmërinë e perimetrit të sigurisë në plazhet e gjithë vendit.

Përgëzime Policisë Kufitare dhe Njësive Policore detare nga Ksamili deri në Velipojë, për reagimin në kohë ndaj rasteve të shkelësve. Nxis publikun të denoncojë çdo rast.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat