Beleri eurodeputet, festë te minoriteti grek/ Dule: Historia u shkrua me gërma të arta

Shqipëria

Beleri eurodeputet, festë te minoriteti grek/ Dule: Historia u shkrua me gërma të arta

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 22:28
Beleri eurodeputet, festë te minoriteti grek/ Dule: Historia u shkrua me gërma të arta

Fredi Beleri, i renditur i 3-ti në listën e Nea Demokracia për Parlamentin Europian, pritet të jetë një nga europarlamentarët e rinj.

Edhe pse ndodhet i burgosur në Shqipëri, me vendim të shkallës së Parë të GJKKO, për korrupsion në zgjedhje, Beleri me 2473 votat e marra në zgjedhjet në Greqi, renditet si i treti më i votuar në radhët e “Demokracisë së Re”.

Fitorja e Belerit, sipas mediave greke, është pritur me ovacione nga përfaqësues të minoritetit grek.

Bashkëpunëtorët e Belerit thanë për median greke se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës do të japë sot një mesazh nga burgu, ndërsa kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule tha se e sotmja është një natë e madhe gëzimi për qytetin.

“Ka siguri që Fredi do të jetë eurodeputet. Është një natë e madhe për Himarën. Ky është një shfajësim i Belerit, për betejat e përjetshme të gjithë helenizmit. Historia është shkruar me shkronja të arta”, u shpreh ai.

Lidhur me daljen nga burgu të Belerit, në rast se duhet të jetë i pranishëm në Parlamentin Europian për t’u betuar, nuk ekziston nevoja për një procedurë për betim sa i përket eurodeputetëve.

Gjithsesi, më 16 korrik do të zhvillohet një takim, ku Beleri do të ketë nevojë për leje të posaçme për të marrë pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat