Tensionet në seancën plenare në Kuvend/ Grupi i PS propozon masë ndëshkimore për pesë deputetë të opozitës

Shqipëria

Tensionet në seancën plenare në Kuvend/ Grupi i PS propozon masë ndëshkimore për pesë deputetë të opozitës

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 12:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Grupi i Partisë Socialiste propozon masë ndëshkimore për pesë deputetë të opozitës, pas seancës së tensionuar plenare në Kuvend të enjten.

Sipas PS, deputetët që duhet të ndëshkohen janë Gazmend Bardhi, Luan Baçi, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Ervin Salianji.

Deputetët e opozitës mbajtën fjalime me tone të ashpra, ndërsa kërkesa për mocion me debat për emisionin Report në RAI3 u rrëzua të enjten.

Flamur Noka së bashku me deputetë të tjerë të opozitës bllokuan foltoren dhe më pas ndërhyri Garda.

Pas disa paralajmërimesh, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla përjashtoi nga seanca Nokën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat