Vodhi kabllon e rrufepritësit, punëtori hajdut i bën gjëmën biznesmenit në Fier

Shqipëria

Vodhi kabllon e rrufepritësit, punëtori hajdut i bën gjëmën biznesmenit në Fier

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Një punëtor ka shkaktuar një dëmtim të pallogaritshëm në një biznes në Fier duke vjedhur kabllon e rrufepritësit, çka ka nxjerrë jashtë funksionit të gjitha pajisjet dhe kompjuterët e fabrikës.

Edhe pse biznesmeni ka vënë në dispozicion të autoriteteve kamerat e sigurisë ku duket qartë punëtori duke prerë kabllon, autori i kësaj vjedhjeje është mbajtur vetëm disa orë në drejtorinë e policisë dhe më pas është lënë i lirë për mungesë provash.

Sipas administratori Agim Driza hajduti ka qene nga punëtoret me te paguar dhe qe e mbante me afër

Ky është rasti i dytë brenda një kohe të shkurtër që në këtë biznes janë vjedhur edhe pagat e punëtorëve në shumën prej 17 milionë lekësh të vjetra. Edhe pse autori është kapur dhe dënuar minimalisht, biznesmenit nuk i janë kthyer paratë e vjedhura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat