Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vijuar me takimet gjatë vizitës në Turqi, ku së fundmi është pritur nga lideri i opozitës turke, z. Ozgur Ozel, kreu i Partisë Popullore Republikane (CHP).
‘E urova jo vetëm për zgjedhjen e tij në krye të kësaj partie historike por edhe për fitoren mbresëlënëse të opozitës në zgjedhjet e fundit vendore. Ndamë vlerësimin e përbashket së marrëdhëniet e forta të miqësisë midis vendeve dhe popujve tanë kërkojnë një përkushtim të përbashkët e të pandalshëm bazuar mbi vlerat më të mira tradicionale, demokratike dhe europiane’, shkruan Meta në Facebook.
Kënaqësi të pritesha sot në selinë e Partisë Popullore Republikane (CHP), forcës kryesore opozitare të themeluar nga Ataturku, nga Lideri i saj i ri, z.Ozgur Ozel.
E urova jo vetëm për zgjedhjen e tij në krye të kësaj partie historike por edhe për fitoren mbresëlënëse të opozitës në zgjedhjet e fundit vendore.
Ndamë vlerësimin e përbashket së marrëdhëniet e forta të miqësisë midis vendeve dhe popujve tanë kërkojnë një përkushtim të përbashkët e të pandalshëm bazuar mbi vlerat më të mira tradicionale, demokratike dhe europiane.