E rëndë në Korçë, 59-vjeçari i jep fund jetës, konsumon sasi të madhe medikamentesh

Shqipëria

E rëndë në Korçë, 59-vjeçari i jep fund jetës, konsumon sasi të madhe medikamentesh

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Një 59-vjeçar nga Koça i ka dhënë fund jetë duke konsumuar një sasi të madhe medikamentesh.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë pikasur dhe e kanë transportuar në spital, por për fat të keq burri nuk ka mundur të mbijetojë.

“Pasditen e sotme, në lagjen nr. 2, Korçë, në banesë, shtetasi P. C., 59 vjeç, nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, dyshohet se ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore.

Ky shtetas u transportua për mjekim në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë”, sqaron policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat