Politologu Altin Gjeta u shpreh se në shumë pak raste partitë në zgjedhjet për në PE në shtetet respektive, kanë bërë fushatë për çështje evropiane.
Gjeta: Mund të nxjerrim disa mësime nga zgjedhjet për parlamentin Evropian. BE-ja është larg në shndërrimin në një union ndërkombëtar, sepse retorika në fushatë është dominuar nga çështje kombëtare. Në shumë pak raste këto parti në shtetet respektive, kanë bërë fushatë për çështje evropiane.
Ka një prirje në Be për të mbështetur partitë ekstreme dhe mendoj se është një prirje e rrezikshme për vetë BE-në, duke sjellë implikime në vetë Ballkanin Perëndimor.
Këto janë parti që artikulojnë platforma populiste dhe anti-evropiane, madje edhe shpërbërje e BE-së.