Barbara Doda u shpreh se nuk ka besim momentalisht tek opozita, pasi nuk ka ofruar një shembull ndryshe nga qeveri aktuale.
Doda: Nuk kam besim as te bashkimi dhe nuk besoj se do të sjellin ndonjë gjë të madhe sepse kanë humbur kartën morale dhe nuk kemi pasur kontrast me partinë në pushtet. Nëse Rama është i korruptuar dhe i konsumuar nuk mund të nxjerrësh njerëz si ai.
E vetmja mënyrë për ta mundur është një alternativë ndryshe ku partitë e reja ofrojnë diçka krejt ndryshe.
Nuk kam besim tek kjo, por te diçka e re. Nuk besoj te ndreqja e diçkaje të pandreqshme. Ka nevojë që të bëhen përpjekje qoftë edhe me parti të reja.