A do dalë Franca nga BE si Britania? Ardit Bido zbulon ç’po ndodh

Shqipëria

A do dalë Franca nga BE si Britania? Ardit Bido zbulon ç’po ndodh

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 22:48
Ardit Bido

E djathta ekstreme në Francë është padyshim fituesja e këtyre zgjedhjeve parlamentare europiane, duke i dhënë një goditje të fortë Presidentit Macron.

Grupi i djathtë PPE ka mbetur grupi më i madh në Parlamentin Europian, duke fituar 13 vende më shumë në krahasim me zgjedhjet e vitit 2019.

Kreu i Arkivave Ardit Bido tha në emisionin Now në Euronews Albania se marrja e pushtet në Francë nga një parti e tillë ekstremiste si ajo e Le Pen rrezikon procesin integrues të Bashkimit Evropian.

Kjo sipas tij, nuk do të thotë që BE do zhduket apo Franca do dalë nga BE, por se BE nuk do të jetë në një zë me SHBA në çështjet e mëdha gjeopolitike.

“Këto forca që shkojnë përtej konservatore shkojnë në nacionalizëm ekstrem siç është Le Pen janë pro ruse, kanë lidhje me Kremlinin. Marrja e pushtetit në Francë nga një parti e tillë ekstremiste rrezikon procesin integrues të BE, por rrezikon në vetvete ekzistencën e BE, pavarësisht se këtu duhet të themi që Le Pen ka arritur të zgjerojë elektoratin në 15 vjet duke rrezikuar që të marrë presidencën. Sot i kanë ulur tonet edhe pro Rusisë, por ama lidhjet ekzistojnë, risku nuk është që do zhduket BE, apo që do të dalë Franca nga BE, por do të jetë një forcë e marrë peng, që nuk do të jetë në një zë me SHBA në çështjet e mëdha gjeopolitike dhe proceset e zgjerimit do të stopoheshin”, tha Bido.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat